Laçi paraqitje dinjitoze në Europa League, por nuk arrin të fitojë ndaj Hapoel-it (VIDEO)

Laçi bën një paraqitje pozitiv në ndeshjen e turit të parë ndaj Hapoel Beer Sheva, por nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1. Kurbinasit e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të. Kyrian Neabueze. ishte në vendin dhe në kohën e duhur, teksa pas një krosimi nga krahu i majtë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me shumë potencë. Pas golit Laçi u tërhoq ndjeshëm në gjysmëfushën e saj, por u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e ekipi izraelit edhe falë një formë shumë të mirë të portierit Selmani.

 

Kurbinasit i janë afruar shumë pranë golit të dytë me Xhixhën në minutën e 31-të me një goditje nga mesi i fushës, i cili u ndal nga portieri kundërshtar dhe më pas shkoi në shtyllë. Në pjesën e dytë loja e Laçit bie ndjeshëm.

Hapoel Beer Sheva gjeti golin e barazimit me anë të Gal Levi në minutën e 78-të’, ndërkohë që 7 minuta më vonë erdhi edhe një traversë e goditur nga Shamir. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Izrael. /R.Lika-Koha Jone/