Kuorumi/ “Përçahet” PS te Ligjet, rrëzohet propozimi i Finos për Rregulloren e Kuvendit

Me debate ndërmjet deputeteve u miratuan ndryshimi i nenit 55 të rregullores se Kuvendit. Ky nen flet për kuorumin e seancës plenare.

Deputeti i PS, Bashkim Fino theksoi se seancat plenare duhet te nisin në orën 10:00 dhe të bëhet verifikimi i kuorumit dhe nëse deputet nuk janë aq sa parashikon rregullorja, të paktën 71 deputet, atëherë ajo te shtyhet.

Ky qëndrim u përkrah nga edhe deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti i cili theksoi se deputetet marrin rroga të larta dhe nuk tregoje përgjegjshmëri duke mos ardhur në orare.

Kundër këtij qëndrimi doli deputeti socialist, Ervin Bushati i cili theksoi se në Parlamentet Europiane kuorumi verifikohet ne procesin e votimit jo në fillim të seancës.

Madje ai bëri edhe një batute dukë thënë: “Nuk mund ta vendosim që kuorumi të bëhet në hapje të seancës, në orën 10:00, se nuk vjen asnjëherë Lulzim Basha”.

Në fund anëtaret e komisionit vendosen rrëzimin e propozimit të Bashkim Finos, duke lënë që kuorumi i Kuvendit do të verifikohet në hapjen e procesit te votimit.