Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta, sot mblidhet Komisioni Hetimor

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Burime për mediat bëjnë me dije se sot do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë 3 ose 4 mbledhje të tjera.

Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e emëruar.

Në krye të komisionit hetimor është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.