Ironia: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç “duke ngrënë” Kosovën

Karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ka goditur sërish me një nga karikaturat e tij të fundit. Kësaj herë ka sjellë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Presindetin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët janë ulur në një tryezë ngrënieje dhe po “hanë” Kosovën.

Në karikaturën e mëposhtme të titulluar “Babëzi Ballkanike”, Vuçiç e Thaçi shfaqen “duke ngrënë” territorin e Kosovës, kurse Edi Rama i duartroket.