I fiksuar pas puros e mjeteve ushtarake, kush është shefi i Krimeve që u pezullua për depon me armët në Elbasan? (VIDEO)

Pas akuzave se ka publikuar foton e armëve nga operacioni i Elbasanit, i kryer më 1 korrik mësohet se shefi i komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj është pezulluar nga detyra.

Semanaj është pezulluar vetëm për dy ditë pasi dyshohet se gjatë operacionit i është dërguar një foto e armëve, si një i apasionuar pas tyre.

Po kush është Bilal Semanaj?

Semanaj u emërua në Cerrik më prill të këtij viti nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Nga shef i Komisariatit të Policisë Peqin, ai u tranferua në Cërrik.

Në një kërkim të thjeshtë në rrjetet e tij sociale vihet re pasioni që ai ka për armët dhe aeroplanëve.

Semanaj i veshur me një xhup lëkure, i cili ka të gdhëndura simbolet e marinës amerikane dhe me një puro në gojë, ka pozuar para disa mjeteve të ndryshme fluturuese.

Albjon Xhitoni dyshohet se ka shpërndarë për disa gazetarë fotot e armatimeve të sekuestruara nga policia.

Por drejtuesi i policisë, është jo pak i njohur në situata të tjera problematike në radhët e uniformave blu.

Në vitin 2015, në një protestë pa leje në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, Albjon Xhitoni, në atë kohë shef i Krimeve në Kukës, gjatë një përplasje me protestuesit që bllokuan qarkullimin e automjeteve, ka nxjerrë armën duke ua drejtuar protestuesve.