Formacionet zyrtare/ Teuta tenton surprizën në Letoni

Teuta do të kërkojë që të marrë një rezultat pozitiv në transfertën në Letoni ndaj Ventspilsit. Ekipi që shkatërroi Luftëtarin sezonin e kaluar, do të tentojë që të mund edhe bregdetarët.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka vendosur që të hedhë në fushë një formacion me vendosjen 4-4-2. Teuta vjen me disa ndryshime të rëndësishme nga sezoni i kaluar, por sulmi gjithsesi do t’i besohet Tomislav Busicit, që duhet të tregojë se dështimi për të spikatur me gola gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar i faturohet përshtatjes së vonë.