Formacionet zyrtare/ Laçi sfidon izraelitët e Hapoelit, ja 11-shja që ka zgjedhur Starova

Shorti i Europa League nuk është treguar aspak bujar me Laçin, që ditën e sotme do të sfidojë izrealitët e Hapoel Beer-Sheva. Kurbinasit do të synojnë që të marrin një rezultat sa më pozitiv, pasi luajnë në stadiumin e tyre, ku shpresojnë që të kenë mbështetjen e tifozerisë.

 

Trajneri Sulejman Starova do të zbresë në fushë me formacionin 3-5-2, që në veprimet mbrojtëse do të kthehet në 5-3-2. Xhixha dhe Nwabueze formojnë dyshen e repartit të avancuar, ndërkohë që edhe Lushkja është jo pak aktiv në sulm.