E tregon sateliti: Ky është tmerri që kaloi Shqipëria dje nga stuhitë shkatërruese

Stuhia shkatërruese që shkaktoi shtatë të vdekur në Kalkidhiki të Greqisë gjatë ditës së djeshme kaloi më parë nga Shqipëria duke u shuar në tokën greke.

Pamjet satelitore tregojnë se të paktën tre stuhi kanë kaluar dje përmes Shqipërisë duke sjellë shi dhe erëra të forta, të cilat shkaktuan probleme në qarkullim dhe insfrastrukturë, por për fat të mirë jo në njerëz, shkruan Albeu.com.

Siç duket nga pamjet e mësipërme, pasi kaloi mbi Shqipëri, stuhia u përplas në Kalkidhiki duke shkaktuar edhe shtatë viktimat.