Basha mbledh kryebashkiakët dhe krerët e PD në rrethe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kryebashkiakët e djathtë dhe kerët e PD-së në ambientet e selisë blu. Mësohet se temë e këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.

Burime nga PD-ja tregojnë se ky takim është konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të z.Basha në rrethe.

“Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë të njëjtat burime.

Ndërkaq, bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Për PD dhe aleatët, korriku dhe gushti, do të shoqërohen me aksione intensive./