Agolli është “i çmendur”, shikoni perlën që ka shënuar në Amerikë (VIDEO)

Mund të jetë 36 vjeç, por kjo nuk e pengon Ansi Agollin që të luajë futboll, madje edhe të jetë protagonist. Ish-mbrojtësi i kombëtares sonë, po lë gjurmë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prej muajit mars aktivizohet me skuadrën e Neë York Cosmos, pasi i dha fund eksperiencës me azerët e Qarabag.

 

Ai arriti triumfojë në Konferencën e Atlantikut Verior, ndërsa vetë Agolli shënoi një gol spektakolar duke i dhënë 3 pikët në javën e fundit të kampionatit. New York Cosmos mposhti 1-0 Brooklyn Italians, ndërsa Ansi Agolli mori një top nga krahu në minutën e 72-të dhe gjuajti me të djathtën mbi vijën e zonës së 16 metrave, duke dërguar sferën në trekëndëshin e portës kundërshtare. Ky ishte goli i parë “amerikan” për mbrojtësin 37-vjeçar, i cili ka një karrierë të pasur me triumfe.