VIDEO/ Militao “tremb” Realin, braktis konferencën për shtyp

Duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së tij, por rezultoi komplet e kundërta.

Mes etheve dhe i trullosur, Eder Militao, futbollisti më i ri i Realit të Madridit është prezantuar në konferencën e parë për shtyp si lojtar “Los Blancos” .

“Jam nervoz dhe ndjehem i sëmurë”-tha 21 vjeçari i cili u “pushtua” nga djersët dhe ethet.

Për të transferuar mbrojtësin brazilian në “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit derdhi plot 50 milionë euro në arkat e klubit të Portos.