Stuhia shkatërron gjithçka që gjen para në Shëngjin

Moti i keq me stuhi i një nate më parë ka sjellë probleme në Shëngjin.

Sende të ndryshme kanë rënë mbi automjete dhe biznese, duke sjellë dëme.

Gjithashtu shumë zona janë pa energji elektrike si pasojë dëmeve të shkaktuara nga moti.

Moti i keq përfshiu të gjithë territorin e vendit pak pas mesnate. Kjo ka sjellë edhe rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit të sotëm.