Stuhi në Divjakë e Korçë, shikoni pasojat nga era e fortë dhe shiu

Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar edhe me erë të fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e plazhit në Divjakë.

Shumë pemë janë thyer dhe kanë rënë mbi linjat e tensionit. Nga era e fortë për rreth një orë u bllokua edhe rruga nga Parku i Divjakës drejt plazhit.

Po ashtu dëme janë shkaktuar edhe në bizneset ambulante në plazhin e Divjakës.

Reshje shiu dhe stuhi ka pasur edhe në Korçë. Qyteti dhe disa fshatra mbetën pa energji elektrike. Ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në pemëtari dhe bujqësi.