Solskjaer sqaron çështjen Pogba: Nuk e shesim, s’më intereson menaxheri

Manchester United ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në konferencë për mediat, ka dalë trajneri Ole Gunar Solskjaer. Trajneri i “Djajve të Kuq” ka komentuar zërat për largimin apo afrimin e disa lojtarëve.

Pogba është për momentin emri më i nxehtë që po lakohet pasi e duan Reali dhe Juventusi. Gjithsesi norvegjezi nuk ka ndërmend që të heq dorë shpejt prej tij.

“Me aq sa di unë, nuk ka oferta për asnjë futbollist. Jemi Manchester United dhe nuk shesim, edhe pse ky është biznes. Pogba nuk ka qenë kurrë shqetësim pasi është profesionist dhe krenar për veten.

Nuk do të flas për çfarë Pogba apo agjenti i tij thonë pasi nuk më intereson aspak. Ka kontratë këtu dhe kurrë nuk e ka vënë veten larg United. Menaxherët flasin gjithë kohë, megjithatë për derisa nuk ka ofertë nuk më intereson”, u shpreh Solskjaer.