Presidenti Meta me xhudistët e Kosovës

Presidenti Meta është shfaqur sot shumë aktiv në profilin në facebook. Tani ka postuar foto me xhudistët e Kosovës. Ja se ç’shkruan Presidenti:

Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.
Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.