Liverpool shpërblen sulmuesin, belgu firmos kontratë të re

Divock Origi do të vijojë të qëndrojë në “Anfield Road”.

Sulmuesi belg ka firmosur një kontratë të re me Liverpool, duke konsoliduar pozitat te The Reds. Autori i golit të dytë në finalen e UEFA Champions League ndaj Tottenham Hotspur është shpërblyer nga klubi, duke i ofruar një kontratë të re.

Edhe pse ka hedhur të zezën mbi të bardhë, detajet e kontratës që do e mbajnë Origin te Liverpool nuk janë zbuluar ende, çka krijon dyshime. Gjithsesi, Origi do të jetë sërish nën urdhërat e Jurgen Kloop, i cili beson shumë te aftësitë e 24 vjeçarit.