Lerda: I lumtur për djemtë, kualifikimi i hapur në Baku

Franco Lerda ka debutuar me një barazim në Champions League ndaj Qarabagut. Strategu italian nuk e fshehu faktin që ishte shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke shprehur besimin edhe te një kualifikim i mundshëm.

“Jam shumë i kënaqur që djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen.  Kemi krijuar rastet tona ndaj një ekipi të fortë, e dimë që Qarabag ka lojtarë teknik e të fortë. Kemi bërë ndeshjen që kishim përgatitur, me pak fat mund të merrnim një rezultat më të mirë. Kishim përgatitur ndeshjen ashtu si e e interpretuan djemtë, ishin të aftë.

Si Braunm, ashtu edhe Broja kanë luajtur mirë, me sjelljen e duhur dhe na ndihmuan në këtë ndeshje. Ata goditën traversën dhe kishin një rast me pozicion jashtë loje. Ne kishim traversa dhe patëm dy raste me Çinarin. Ata mbajtën topin më shumë por rastet i patëm ne. Me pak më shumë fat mund të fitonim ndeshjen.

Besojmë për në Baku se është e hapur. Kemi armë të rëndësishme për të vënë në fushë dhe do ta bëjmë një gjë të tillë atje. Si skuadër duhet të kemi parasysh e të kuptojmë se kë kemi para, pastaj si të gjithë, mund të bëhet më mirë”, deklaroi Lerda.