Krimet e Rënda shtyjnë sërish gjyqin për Habilajt

Është shtyrë për herë të katërt në Gjykatën për Krime të Rënda procesi gjyqësor për grupin “Habilaj”. Shkak është bërë edhe kësaj here mos ekzekutimi i letërporosive nga Italia për anëtarët e këtij grupi, Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Fatmir Mina dhe Meridian Sulaj.

I vetmi i pandehur që është paraqitur në seancë ishte Armando Koçerri.