Bulqiza pa kënde lodrash

Në Bulqizë, ku imazhi më tronditës që shoqërohet me fëmijërinë dhe emrin e qytetit janë pirgjet e kromit, nuk ka as kënde lodrash. I vetmi investim nëse i tillë mund të quhet, janë këta shilarës, ku përvec të vegjëlve që koloviten, kullosin edhe lopët. Banorët thonë se qyteti i minatorëve që shtrihet mbi pasuri të mëdha kromi duhet të investojë më shumë për fëmijët. Në Bulqizë, e vetmja alternativë mbetet loja poshtë pallatit, por sot me numrin e madh të automjteteve në përdorim nga banorët, kjo mënyrë argëtimi nuk është më e sigurtë si dikur.