A do rikthen vizat për shqiptarët?/ Politikani holandez bën të qartë vetëm një gjë

Disa kohë më parë shumë përfaqësues politikë holandez kërkuan që vendit tonë t’i riktheheshin vizat.

Kjo kërkesë e Holandës zyrtare nuk u miratua nga Bashkimi Europian.

Por së fundmi lidhur me këtë gjë ka folur edhe kreu i Forumit për Demokraci në Holandë, Thierry Baudet.

Baudet e ka thënë hapur se është shumë i pakënaqur nga vendimi i Bashkimit Evropian që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se:

E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë krime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD.”

Me sa duket midis përfaqësuesve politik ka ende nga ata që do të kërkojnë me ngul vendosjen e vizave për shqiptarët.