Vasili: Zaev na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vasili shprehet se deklaratat e Zaev për projekt rus të ndarjes së Kosovës tregojnë qartë se në favor të kujt po punon Edi Rama.

Deklarata e Petrit Vasilit në Facebook:

“Karl Bild ish kryeministri i Suedise, Sonia Biserko kryetare e Komisionit te Helsinkit te Serbise,Vuk Jeremiç ish ministri i jashtem i Serbise etj etj kane demaskuar qarte rolin e shemtuar aktiv dhe antishqiptar te Edi Rames ne Projektin Famekeq te shkembimit te teritoreve Kosove Serbi.

Babloku as nuk ka guxuar ti komentoje e jo me ti pergenjeshtroje te gjithe keta.

Pas asaj qe degjuam nga Kryeministri i Maqedonise Zajev tanime te gjithe shqiptaret e kuptuan per ke punon Babloku ose me thjesht akoma Babloku rus.

E gjithe bujurdia idiote e Bablokut per rrezikun rus,qe gjoja po perhapej ane e mbane vendit dhe qe ishte Babloku qe po na mbronte prej tij ishin vetem alibia e peshtire e asaj qe projektonte dhe bente vete.

Jua kam thene shpesh dhe publikisht qe Babloku po e bllokon qelimisht Integrimin Europian ne funksion te axhendave,qe shohin nga lindja.

Tashme e keni proven e ketij antishqiptari qe qendron si guak ne karrigen e kryeministrit dhe i lidhur koke e kembe nga interesa nga me te errëtat”.