Tirana nuk ndalet firmos Dunga, Halili bind dhe Osmanin

100 vjetori i themelimit të klubit është një vit unik, një mundësi e shkëlqyer për të motivuar më shumë presidentin Halili, stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët. Ky duket sezoni i duhur për të rikthyer Tiranën aty ku i takon, në majën e tabelës së klasifikimit. Gjithçka në shtëpinë e 24-herë kampionëve rrotullohet rreth këtij objektivi.

Pasi zyrtarizuan arritjen e marrëveshjes me tre futbollistë cilësorë, si Kale, Torasa dhe Batha, Tirana rinovoi kontratën me Majkëll Ngoo dhe Eni Imamin por fushata e transferimeve nuk përfundon këtu. Në sezonin e ri trajneri Mema do të ketë në dispozicion një tjetër sulmues pasi stafi drejtues ka mbyllur marrëveshjes me Ismael Dunga.

Ish sulmuesi i Luftëtari pasi zgjidhi gjithçka me klubin gjirokastrit ka zbarkuar në kryeqytet duke nënshkruar një kontratë të re me klubin bardheblu. Sulmuesi nga Kenia e mbylli sezonin e fundit në kuotën e 10-të gola dhe konsiderohet si një përforcim cilësor.

Në dispozicion të Ardian Memës për sezonin e ri do të jetë dhe Tefik Osmami. Qendërmbrojtësi korçar, një nga lojtarët më ekspert të futbollit shqiptar, do ti bashkohet bardhebluve menjëherë pas përfundimit të aventurën të aventurës me Teutën në Europa League.