Njohja e pensioneve me Kanadanë, marrëveshja: Përfitime për 60 mijë emigrantë shqiptarë

Parlamenti shqiptar është drejt ratifikimit të marrëveshjes së prillit me Kanadanë për mbrojtjen shoqërore të emigrantëve shqiptarë atje. Skema që do të aplikohet përfshin të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe të afërmit e tyre, të cilët, sipas të dhënave zyrtare nga Republika e Shqipërisë kapin numrin e 60 mijë personave.

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe akti i sigurimeve për të moshuar e plani kanadez i pensionit, në Kanada. Palët kanë rënë dakord të japin përfitime në para për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe ato familjare, bazuar në legjislacionet respektive të mbrojtjes shoqërore.

/SCAN