Këmbimi valutor/ Euro dhe Dollari fitojnë pikë ndaj Lekut. Paundi sërish në rënie

Monedha e Eurozonës ka fituar 0.2 pikë kundrejt monedhës vendase duke kapur vlerën e 121.7 lekëve.

Edhe Dollari Amerikan është forcuar këtë të martë duke u ngjitur në kuotën e 108.4 lekëve.

Ndërkaq Paundi Britanik ka regjistruar rënie duke zbritur në nivelin e 135.4 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Franga Zvicerane ruan vlerën e saj prej 109 lekëve sikurse në fillim të javës. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian janë dobësuar, duke u këmbyer sot respektivisht me 82.5 lekë dhe 75.2 lekë. /Scan