4 super përdorime të kripës

Nëse deri më sot e keni përdorur kripën për të gatuar, për të gatuar dhe vetëm për të gatuar, erdhi koha të zbuloni 4 përdorime të tjera të saj:

#1 Ruan ngjyrën e rrobave

Veproni si një shtëpiake e vitit 1920 duke shtuar një lugë gjelle kripë në lavatriçe. Kështu rrobat nuk do rrezikojnë kurrsesi të humbasin ngjyrën dhe shkëlqimin e tyre. Jo vetëm kaq, por shumë të tjerë rrëfejnë se kripa është e aftë të rikthejë nuancën fillestare të rrobave. Si është kjo e mundur? Duke i zhytur në ujë me kripë. Fundja s’keni ç’të humbisni, provojeni.

#2 Pastron lulet artificiale

Sigurisht, askush nuk e duron dot pluhurin e grumbulluar te lulet artificiale. Ndaj merrni një qese letre, shtoni kripë dhe futini lulet brenda. Më pas tundini mirë e mirë dhe ja ku sapo keni hequr papastërtitë prej tyre.

#3 Heq njollat e buzëkuqit

Shpeshherë është shumë e vështirë të lani shenjat në fjalë mbi gotë. Ç’mund të bëni? Shtojini sfungjerit pak kripë.

#4 Teston vezët

Le të themi që shumë herë harrojmë t’i vendosim vezët brenda në frigorifer. Nisur nga temperaturat e larta të këtyre ditëve, nëse jeni në dilemë për t’i gatuar ose jo dy- tre vezët që gjetët kryeni testin e ujit me kripë. Merrni një gotë të gjerë, fusni 2 lugë gjelle kripe dhe zhyteni kokrrën e vezës brenda. Nëse zhytet, sa mirë për ju, në të kundërt mos e hani!!!