Sulmi ndaj Lubonjës, “Organizata Politike”: E influencuar nga gjuha e Ramës

Për sulmin vandal ndaj analistit Fatos Lubonja, ka reaguar edhe “Organizata Politike”. Sipas saj ky është një akt që nuk ka sesi të mos jetë influencuar nga gjuha e kryeministrit Edi Rama për “kazanin mediatik”. ”Ky është një agresion i përsëritur dhe i paralajmëruar kundër Lubonjës. Është një akt që nuk ka sesi të mos jetë influencuar nga gjuha e Edi Ramës për “kazanin mediatik”, i cili vjen teksa përgatitet projektligji për censurimin e medieve online”, thuhet në reagim. Më tej theksohet se: ”Policia e Shtetit, me një papërgjeshmëri të pashembullt, ka lënë të lirë personin në fjalë duke e cilësuar si të sëmurë mendor, megjithsëse siç u përmend më lart, sulmi ndaj Fatos Lubonjës dhe familjarëve të tij është i përsëritur”.

Reagimi i plotë:

Sulmi ndaj makinës së analistit dhe publicistit Fatos Lubonja nuk është thjesht vepra e dikujt me probleme mendore. Ajo shpreh polarizimin në dy kampe ku po shtyhet përditë shoqëria shqiptare nga skamja dhe nga propaganda. Nga njëra anë është përditshmëria e papërballueshme që pjesën më të brishtë të shqiptarëve e shtyn drejt akteve të dëshpëruara që shpesh i injorojmë si veprime të sëmurësh mendorë, e nga ana tjetër është bombardimi mediatik i përditshëm i publikut me gjuhën e urrejtjes dhe të ndarjes duke na kthyer kundër njëri-tjetrit, teksa hajdutët herët ose vonë bien në ujdi.

Ky është një agresion i përsëritur dhe i paralajmëruar kundër Lubonjës. Është një akt që nuk ka sesi të mos jetë influencuar nga gjuha e Edi Ramës për “kazanin mediatik”, i cili vjen teksa përgatitet projektligji për censurimin e medieve online.

Njoftohemi se Policia e Shtetit, me një papërgjeshmëri të pashembullt, ka lënë të lirë personin në fjalë duke e cilësuar si të sëmurë mendor, megjithsëse siç u përmend më lart, sulmi ndaj Fatos Lubonjës dhe familjarëve të tij është i përsëritur.

Organizata Politike u bën thirrje strukturave përgjegjëse që të marrin masa për ndalimin dhe trajtimin e personit në fjalë për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja