Rama mbledh sot parlamentin, vijon procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17:00 në seancë të posaçme për të vazhduar procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në rendin e ditës, nga kryetari Gramo Ruçi, njoftohet se do të shqyrtohet raporti i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe propozimi i Komisionit, për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.