Protesta e opozitës, një person pa ndjenja pranë ministrisë së Brendshme

Forcat e policisë kanë konstatuar pranë ministrisë së Brendshme një person në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila i ka dhënë ndihmën e parë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me personin. Është ende e paqartë nëse ai ishte pjesë e protestës apo jo.