Jonida Vokshi tregon ku do jetojë me Besnikun pas dasmës

E ftuar pak javë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatorja e njohur Jonida Vokshi zbuloi për të gjithë historinë e dashurisë me partnerin Besnik Krapi, i cili është nga Kosova.

Jonida dhe Besniku më pas zbuluan se do të martohen në shtator dhe në media është komentuar gjatë se ku do të vendoset çifti pas martesës, duke qenë që Besniku e vazhdon karrierën e tij në Kosovë ndërkohë që Jonida në Tiranë. Mirëpo, një koment i moderatores së fundmi mesa duket ka sqaruar çdo paqartësi. Jonida ka publikuar një foto ku shihet me qenin e saj teksa po shëtit dhe në përshkrim të fotos ka shkruar: “E diela me Nikin në Prishtinën time”.

Të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i moderatorit Ermal Mamaqi i cili i shkruan Jonidës: “Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”, por me përgjigjen e saj Jonida ka lënë të kuptohet se do të zhvendoset në Kosovë me partnerin e saj.

“I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”, ka përfunduar Jonida.

foto galeri

foto galeri