Basha uron Mitsotakis për fitoren në Greqi: Fillim i ri, inspirim edhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një mesazhi në Twitter ka uruar kreun e partisë “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u bënë ditën e djeshme në Greqi.

Demokracia e Re mundi bindshëm, partinë e Aleksis Tsipras, SYRIZA që udhëhiqte Greqinë. Në urimin e tij Basha shkruan se tashmë për Greqinë është një fillim i ri me ardhjen në pushtet të Mitsotakis. Madje sipas Bashës, fitorja e Mitsotakis është inspirues për triumfin e vlerave europiane në Shqipëri dhe në rajon.

“Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe “Demokracia e Re” për fitoren e thellë! Votimet e sotme shënuan një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!”, shkruan Basha në Twitter.