Basha: 30 qershori, referendum kundër të keqes

Basha po mban fjalimin e tij ne protestën e opozitës.

Më 30 qershor refuzuam të keqen, 30 qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik! Shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës

Vetë kandidoi, vetë numëroi dhe prap i vodhi votat Edi Rama. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e tij

Regjimi kriminal i Edi Ramës  u mundua të ndjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve. Për ti trembur që mos bëhemi bashkë. Frika ta mbyll gojën. Rama do që ne të jemi të bindur, të nënshtruar, na do të heshtur, sepse kështu na grabit, kështu ruan pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Populli i bashkuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Rama ik”, deklaroi kryedemokrati.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama kërcënoi, dhunoi, bleu, joshi po nuk ia doli të thyente shqiptarët e bashkuar.

“Jemi triumfi i shpresës mbi dëshpërimin. Jemi triumfi i kurajës mbi frikën. Jemi triumfi i popullit mbi regjimin. Një javë më parë më 30 qershor, ne refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. Rama ik! 30 qershori është një monument i mrekullueshëm i lirisë, europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve, Rama ik! 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe prapë i vodhi votat Edi Rama por ai nuk mundi ta fshehë dot braktisjen dhe refuzimin e një populli. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. Edi Rama kërcënoi dhunoi, bleu, joshi dhe prapë nuk ia doli dot të thyente vullnetin e shqiptarëve të bashkuar. 30 qershori e shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh e anembanë Shqipërisë kanë qenë triumfi i së vërtetës mbi propagandën. kanë qenë triumfi i bashkimit mbi përçarjen. Rama ik. Regjimi kriminal i Edi Ramës me propagandë më mashtrime e gënjeshtra, me mercenarë dhe para u mundua të mbjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve për t’i trembur që të mos bëhen bashkë, mos të ngrenë zërin kundër. Edi Rama do që ne të jemi të bindur, na do që të jemi të nënshtruar, të heshtur sepse kështu na plaçkit dhe na grabit, sepse kështu ruan pushtetin dhe paranë që ka vjedhur populli i bashkuar”, deklaroi kreu i PD.

vijon

Basha: 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes

Fjalët e para të liderit të opozitës në protestë ishin për rezultatet që prodhoi 30 qershori, ku siç tha ai, shqiptarët refuzuam të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin.

Basha tha se mijëra protestues në shehsin para kryeministrisë janë triumfi i shpresës mbi dëshpërimin, triumfi i kurajos mbi frikën, triumfi i popullit mbi qeverinë e keqe.

o 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes.
o Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve
o 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja.
o 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës

Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli.- tha Basha, I cili vuri në dukje se 85 % e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij. Refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës.

“Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”-ishin thirrjet e kreut të opozitës në protestën e 10 kombëtare për largimin e Edi Ramës.

“Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antikombëtare.” Pas 30 Qershorit, Basha falenderon shqiptarët dhe ka një kërkesë të veçantë për socialistët.

Një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falenderimet për çdo shqiptar që, siç u shpreh ai, “e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor”. Basha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që I janë janë bashkuar përpjekjet të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.”

Kreu i opozitës falenderoi çdo qytetar, që me kurajo, i qëndroi dhunës policore në qelitë e prokurorëve të Ramës, falenderoi opozitën e bashkuar nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë.

“Bashkë jemi një uragan politik- u shpreh zoti Basha, që duke falenderuar posaçërisht demokratët, nuk la pa u çuar edhe një mesazh socialistëve. “Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës. “ – tha Basha gjatë protestës për largimin e Edi Ramës.

“Në Shqipëri mbretëron një njëri i vetëm”. Basha: Sa më parë të rrëzohet regjimi i Ramës, aq më mirë për Shqipërinë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Edi Ramën se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, duke e bërë jetën më të keqe, duke detyruar shqiptarët të ikin nga vendi për të kërkuar liri dhe mirëqenie si refugjatë. Basha tha se “shqiptarët nuk janë të lire, ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar, sepse Europa është sundimi i ligjit, Europa është kufizimi i pushtetit.”. Duke përdorur fjalët e Presidentit të dytë të SHBA Xhon Adams, se “e vetmja qeverisje e mire, është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mire”, kreu i opozitës vuri në dukje se në Shqipëri ndodh e kundërta.
“Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama.

Ai është ligj.
Ai është kryeministër.
Ai është parlament.
Ai është prokuror dhe gjykatës.
Ai është kryebashkiak.
Ai është kryeredaktor.
Ai është kryetenderues.
Ai është drejtor.

Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij.” – u shpreh zoti Basha, i cili tha se ky regjim antipopullor dhe antikombëtar duhet të rrëzohet. “Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”- tha lideri i opozitës.

2 mesazhet e qarta të Bashës në protestë për zgjidhjen e krizës: Drejtësi përmes ligjit, largim i Edi Ramës.

Në fjalimin para miëjëra protestuesve tek kryeministria, lideri I opozitës tha se përpjekja 6 vjeççare e PD, këmbëngulja dhe qëndresa, triumfoi.

“Këto përpjekje po sjellin ndryshimin e madh. Jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit.”- tha Basha, I çili shprehu besimin se shqiptarët janë të etur, jo për ndryshim të përkohshëm e ndryshim falls, por ndryshim të vërtetë.

“Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranziçionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore.” u shpreh lideri i opozitës, i çili ka folur edhe për ënyrën sesi duhet të zgjidhet kriza në vend.

“Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit”.

Lideri i opozitës e tha qartë mesazhin e tij.

“Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë.

Basha ka edhe një mesazh të fortë për Edi Ramën.

“Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit.” – ishte një nga mesazhet kryesore që dha gjatë protestës kreu i opozitës. Pa u larguar Edi Rama nga pushteti:

o Nuk do të ketë drejtësi.
o Nuk do të ketë zgjedhje të lira.
o Nuk do të ketë demokraçi.
o Nuk do të ketë integrim në BE.”- u shpreh zoti Basha.