Opozitë e dashur! Me tullumbace dhe me fjalime do ta rrëzoni kryeministrin?!

-Tashmë opozita i ka humbur të gjitha; mandatet e deputetit, bashkitë, këshillat bashkiake, drejtësinë e pavarur siç votoi tre vite më parë, prokurorinë nga e shtetit ka kaluar e qeverisë, mirëqënia popullore po rrënohet, rinia po ikën jashtë shtetit, po humbet dhe lirinë e medias me ligjin që pritet të censurojë portalet; ndaj pyetja lind: E çka për të humbur me shumë opozita dhe populli?! Siç duket represioni, në shtator kryeministri edhe do ti arrestojë. Shqipëria rrezikon të humbasë dhe Presidentin e më pas kryeministri bëhet “mbret”.

Ndaj prapë pyesim: Me tollumbace dhe fjalime përmbyset Rama?!

Opozita ka paralajmëruar nesër, të hënën, zhvillimin e një prej protestave më të mëdha kundër qeverisë “Rama”. Protesta vjen në momentet më kritike të vendit, pas një krize të tejzgjatur politike që ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Djegies së mandateve të deputetëve, denoncimit të korrupsionit, dhunës së policisë, publikimit të përgjimeve të “Bild” që faktuan vjedhjen kriminale të zgjedhjeve të vitit 2017, u shtohet këtë herë dhe një tjetër skandal; masakra elektorale e 30 qershorit. Ajo çfarë ndodhi të dielën e fundit të qershorit, me votimet moniste të PS, rrëzoi çdo shpresë të opozitës se me Edi Ramën në qeveri mund të ketë zgjedhje normale. Masakra elektorale e një qeverie që garoi e vetme dhe nuk rrezikohej nga asnjë kundërshtar, e megjithatë vodhi në mënyrë të paturpshme votat është prova se institucioni i zgjedhjeve ka rënë përfundimisht.

Opozita ka vite që e ka denoncuar skemën e manipulimeve të qeverisë “Rama”, por më 30 qershor shqiptarët ishin vetë dëshmitarë sesi një qeveri e ka kthyer vjedhjen e votave në mekanizëm shtetëror. Një mekanizëm, që nis nga komisionerët, KQZ, ministritë, mediat afër qeverisë dhe përfundon të përfituesi i kësaj skeme kryeministri Edi Rama. Opozita ka pasur mijëra arsye dhe skandale për të protestuar. Me 30 qershorin, Edi Rama u dha personalisht opozitarëve një arsye më shumë se përse duhet të protestojnë edhe më me forcë ndaj tij. Zgjedhjet janë vetëm një nga skandalet e fundit të qeverisë “Rama”. Ndërsa prej 7 muajsh opozita është në rrugë, qeveria ka vijuar të rrisë në mënyrë të frikshme korrupsionin dhe vjedhjet “me ligj”. Këto muaj janë miratuar koncesionet më korruptive me të ashtuquajturit oligarkë. Janë firmosur kontratat më të diskutueshme, si dhe është shtuar numri i abuzimeve dhe arrogancës qeveritare. Kriza politike dhe keqqeverisja disavjeçare ka sjellë edhe efektet e para të një rrënimi ekonomik që sa vjen e shtohet. Rritja ekonomike pas shumë kohësh ra më 2.2% përqind, një e dhënë që do të thotë se qeverisja me koncesione miqve të saj e çoi vendin buzë një gremine ekonomike me pasoja për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë që Shqipëria po kalon krizën më kritike, me zgjedhje pa opozitën dhe një kryeministër që kërcënon me burg kundërshtarët politikë, Rilindja planifikon të sajojë dhe opozitën e re me diversione dhe përçarje.

Si për të thelluar dhe më tej skandalet, Edi Rama po guxon të censurojë mediat me ligje që përdoren vetëm në vendet pa demokraci. Janë të gjitha vendime që nuk kryhen nga një qeveri normale, por nga regjime autoritariste që kanë probleme me lirinë e medias dhe frikën nga denoncimi i skandaleve. Këto shtatë muaj i treguan qytetarëve, por edhe opozitës se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të ofrojë zgjidhje për krizën.

Në gjithë këto kohë ka treguar se nuk i intereson zbatimi i ligjit, respektimi i kundërshtarëve dhe as parimet demokratike për zgjedhje normale. Kauzat e opozitës këto kohë kanë qenë zgjedhje të lira, dënimi i krimeve, korrupsionit, reflektim nga ana e qeverisë për të mos e çuar vendin në konflikt civil. Në vend të këtyre, kryeministri nuk ka lejuar të ndëshkohet asnjë nga njerëzit e tij që janë akuzuar, përkundrazi i ka rritur në detyrë, ai nuk pranoi negociata dhe në fund hyri në zgjedhje i vetëm, si në kohën e Enver Hoxhës, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit.  Tashmë i ka mbetur vetëm që të nxjerrë opozitën jashtë ligjit dhe mos lejojë asnjë zë kundër për të “mbretëruar” i qetë.

Në këto kushte, opozita ka nevojë të riformatojë edhe një herë aksionin e saj dhe qëndrimin që duhet të mbahet ndaj një qeverie të tillë. Një kryeministër që bëri zgjedhje si në kohën e monizmit e nuk shqetësohet nga akuzat e ashpra dhe as nga protestat me lule dhe tullumbace para zyrës së tij, duhet rrëzuar me popull. Me këtë qeveri, Shqipëria ka vënë në pikëpyetje integrimin në BE, shkatërrimin ekonomik dhe ç’është më e keqja gjithë parimet e demokracisë që janë ndërtuar në gati 30 vjet. Opozita thotë se nuk ka qëllim asnjëherë dhunën në protestat e saj, por qytetarët po kuptojnë se Edi Rama nuk ikën me protesta paqësore. Nuk ikën as me zgjedhje me kryeministër Ramën.

Nuk dihet nëse protesta e nesërme do të jetë vetëm me fjalime paqësore dhe “Zoti ju Bekoftë”, siç ka ndodhur gjithmonë, apo qytetarët do të reagojnë në mënyrë më të ashpër ndaj qeverisë?

Tashmë opozita i ka humbur të gjitha; mandatet e deputetit, bashkitë, këshillat bashkiakë, drejtësinë e pavarur siç votoi tre vite më parë, prokurorinë nga e shtetit ka kaluar e qeverisë, mirëqënia popullore po rrënohet, rinia po ikën jashtë shtetit, po humbet dhe lirinë e medias me ligjin që pritet të censurojë portalet; ndaj pyetja lind: E çka për të humbur me shumë opozita dhe populli?!

Edi Rama nuk don t’ia dijë fare për këto protesta paqësore, pasi sa të ketë ministrin e brendshëm me depo gazlotësjellësi, ai rri i qetë në pushtet.

Kryeministri ka nevojë për atë që kërkon Fatos Lubonja dhe Andi Bushati! Ai nuk mposhtet me fjalime, as me tullumbace “Rama ik”. Ai ikën vetëm kur shikon turmën që turret seriozisht dhe pa tullumbace… Edi Rama ikën vetëm nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi hidhen mbi telat me gjemba të parlamenti i krimit.

Ndryshe Kryeministri freskohet në Dhërmi, duke ngrenë karkaleca Shëngjini, duke pirë verë Përmeti apo provuar rakinë e Skraprit, pa harruar kecin e Tropojës. Ndaj opozita duhet të ndërrojë strategji. Nuk vijnë ndërkombëtarët për të larguar kryeministrin vetëm nga lulet dhe tullumbacet e opozitës!

Kur ke qeveri dhe kryeministër të krimit, siç thua gjithë ditën, ai rrëzohet me përballje dhe me heroizëm.

/ Qamil Xhani/