Tregu valutor, euro dhe paundi e mbyllin javën në rënie

Kjo javë është mbyllur negativisht për monedhën e Eurozonës e cila ka zbritur në nivelin e 121.9 lekëve.

Dollari Amerikan nuk ka pësuar luhatje të forta por është shfaqur relativisht i qëndrueshëm duke e mbyllur periudhën e 1-5 korrikut në vlerën e 108.15 lekëve.

Paundi Britanik ka regjistruar rënie duke u këmbyer në fund të kësaj jave me 135.74 lekë, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Franga Zvicerane po ashtu nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të vlerës duke ruajtur kështu kuotën e saj prej 109.54 lekëve.