Justin Bieber refuzon të ndërpresë kontaktet me Selena Gomez

Justin Bieber refuzon të ndërpresë kontaktet me ishin e tij, Selena Gomez pavarësisht faktit se është martuar me Hailey Baldwin.

Të dy, si Selena ashtu edhe Biber, vuajtën nga depresioni dhe luftuan shumë për ta kapërcyer këtë betejë.

Sipas burimeve, ylli i popit po përpiqet ta bindë Selenën se edhe ai ka kaluar nëpër të njëjtën situatë dhe ka nevojë për këshillat e saj.

“Justin ndihet se duhet ti thojë asaj se është e mahnitshme dhe se është vërtetë i lumtur që po bëhet mirë,”-shtoi burimi. “Në këtë pikë, ai me të vërtetë ka nevojë vetëm ta lërë të shkojë.”

Gomez dhe Bieber ishin në një lidhje për gati një dekadë deri në maj 2018, me periudha ndarje dhe ribashkimi.

Në shtator 2018, këngëtari u martua me modelen Hailey.