Jashtë afateve dhe tregtim në kushte mizerabel, AKU asgjëson 21 ton mish e ushqime

Jashtë afateve të skadencës, pa dokumentacionin përkatës si dhe tregtim jashtë kushteve të duhura.

Sipas raportit javor AKU ka bllokuar 3 ton ushqime, janë asgjëruar 18 ton dhe u është ndërprerë aktiviteti 6 subjekteve. Gjithashtu janë vendosur 21 gjoba që kapin vlerën 6.8 milionë lekë.

Njoftimi AKU:

Mbi 1950 inspektime, kundravajtesit ndeshkohen me 21 gjoba (6.8 milion lek), bllokohen 3 ton ushqime, asgjesohem 18 ton, nderpritet aktiviteti i 6 subjekteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

Janë realizuar 1,954 kontrolle zyrtare (inspektime të programuara sipas Planit Vjetor, inspektime sipas kërkesave për efekt të licencimit, asgjësimit të produkteve, sezoni turistik, ri-inspektimit etj)

Janë kontrolluar në Pikat e Inspektimit Kufitar 1,304 praktika/ngarkesa me ushqime, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare

Jane vendosur: i) masë administrative “bllokim produkti” për 3.05 ton (mish dhe nënprodukte të tij, ëmbëlsira, nënprodukte të qumështit, vezë, pije alkoolike etj), ii) masë administrative “asgjësim produkti” për 18.02 ton (ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj)

Janë marrë në total 100 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 185 tregues analitik (kontroll zyrtar dhe autokontroll), nga të cilat 6 mostra kanë rezultuar jokonform (për të cilat është vendosur masa bllokim ose agjesim produkti),

Janë vendosur 180 masa administrative “Paralajmërim”, 21 masa administrative “Gjobë” me vlerë 6,860,000 lekë dhe 6 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe, mosplotësimi i detyrave të lëna, mungesë licencimi, mungesë e planit të vetkontrollit (HAÇP), mungesë të kushteve higjeno-sanitare etj,

Janë ndjekur me prioritet 34 procedura inspektimi per licencim të OBU-ve ku evidentohen thertore, furra buke, restorante, subjekte për shitje me shumicë dhe pakicë të ushqimeve, stabilimente të përpunimit të qumështit për eksport në vende të BE-së etj,

Janë shqyrtuar 31 kërkesa për notifikimin e 301 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 193 etiketa, ndërsa 108 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim.