”Fituesit e 2019”, kanë marrë mijëra vota më pak se kryebashkiakët e PD

Pas votimeve të 30 qershorit, kryebashkiakët opozitarë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në zyrë, duke mos njohur të zgjedhurit e rinj. Duke krahasuar të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2015 dhe 2019, rezulton se asnjë fitues socialist nuk ka arritur të marrë vota më shumë se sa kryebashkiakët në largim që kërkojnë tu zënë zyrat. Duke filluar që nga Shkodra, Valdrin Pjetri ka marrë 22,213 vota më pak se sa Voltana Ademi. Po ashtu dhe Mark Babani në Vaun e Dejës, ka marrë 3,530 vota më pak. E njëjta situatë është dhe në Tropojë, ku kandidati i socialistëve Rexh Byberri ka marrë 2 274 vota më pak se kryebashkiaku aktual demokrat Besnik Dushaj. Edhe Safet Gjici në Kukës ka arritur rezultat më të dobët se demokrati Bashkim Shehu, plot 3,302 vota më pak. 8 503 vota më pak se Fran Frrokaj ka marrë edhe Pjerin Ndreu në Lezhë. Ndonëse pa rival në garë, kandidati i socialistëve në Vorë, Agim Kajmaku, ma marrë 1,975 vota më pak se sa kryebashkiaku aktual demokrat Fiqiri Ismaili. Diferencë të thellë ka edhe Rakip Suli me Xhelal Mziun në Kamëz. Demokrati e ka marrë zyrën me 14,227 vota më shumë sesa ka marrë kandidati socialist tani. Edhe kryebashkiakët e LSI-së janë në avantazh ndaj fituesve socialistë. Ervin Demo ka në Berat 5067 vota më pak se aktuali Petrit Sinaj, ndërsa në Skrapar kandndiati socialist ka 2,203 vota më pak. Si kurrë më parë, në Kavajën historike të demokracisë, nuk ka pasur kaq pak votues. E kundërta ndodhi në zgjedhjet paraprake të 2017, ku kavajësit mbështetën fuqishëm kreun aktual të Bashkisë, Isa Sakjën, me 11,155 vota. /Dosja.al/

SHKODËR

Valdrin Pjetri 16,534
Voltana Ademi 38,747

Diferenca 22, 213

VAU I DEJËS

Mark Babani 6,223
Zef Hila 9,853

Diferenca 3,530

TROPOJË

Rexh Byberi 3,538
Besnik Dushaj 5,812

Diferenca 2,274

KUKËS

Safet Gjici 10,001
Bashkim Shehu 14,303

Diferenca 3,302

KAVAJË

Redjan Krali 7426 vota
Isa Sakja 11,155 vota

Diferenca 3,729