E bujshme! 16 të arrestuar në ministrinë shqiptare të Infrastrukturës

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për korrupsion. Në total numri i të arrestuarve është 23 me dy akuza bazë: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Arrestimet kanë ndodhur të premten në Kosovë për ryshfete me patentat e shoferit, kurse në Shqipëri, ku u zbulua skandali shumëmilionë euro i Unazës së Madhe, deri më sot nuk ka pasur asnjë arrestim të vetëm.

Në njoftimin zyrtar nga Kosova thuhet  se hetimi ka nisur më 22 janar 2019, kur Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit mori informacion për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Dje,  më 5 korrik 2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto institucione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferi të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e arrestuar  gjatë operacionit policor janë:

F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.- zyrtar në ministri
N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.
L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.
E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.
L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.
F. A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.
F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.
A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.
A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.
N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.
A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.
Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.
D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.- zyrtar

B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.
A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.
L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.
H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.
A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.
P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore. Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.