Rama bën për të qeshur Merkel, por Shqipëria merr më pak investime nga BE

Në Poznan të Polonisë është mbajtur këtë të premte dita e dytë e samitit midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Kancelarja Angela Merkel, e cila është edhe autorja e Procesit të Berlinit, ka preferuar të ketë në krah homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilin e ka vlerësuar për marrëveshjen e Prespës.

Pas tyre ulur në tryezë ndodhej dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka postuar një video, teksa duket se bën për të qeshur kancelarin gjermane.

Tek video e postuar nga Rama nuk ka audio, por nga një video e postuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut mes të tjerash dëgjohet që kryeministri shqiptar i thotë kancelares gjermane: Ishte një nga magjitë tuaja…

Pavarësisht batutave që mund të bëjë kryeministri Rama nga procesi i Brelinit, Shqipëria është vendi që ka marrë më pak ndihma, pra ka investimet më të ulëta nga BE. Dhe kjo bazohet në të dhënat e Komisionit Europian.