Protestë në burg, kundërshtojnë kufizimet për takim me familjarët

Sektori dy në burgun e Drenovës në qarkun e Korçës ka hyrë sot në protestë. 24 persona që vuajnë dënimin në këtë burg po kundërshtojnë vendimin që u kufizon atyre takimin me familjarët.

Ky kufizim për disa të dënuar është marrë për shkak të një vendimi të Gjykatës së Korçës për ”burgim” brenda burgut për gjashtë të dënuar, të cilët kanë organizuar më parë një revoltë pasi kërkonin që në regjimin e tyre të brendshëm të vinte një i dënuar që i përkiste Camorres.