E BUJSHME/ 4 klube të Superiores rrezikojnë përjashtimin nga kampionati (VIDEO)

4 klube të Kategorisë Superiore rrezikojnë përjashtimin nga kampionati i sezonit të ardhshëm, pasi nuk kanë plotësuar kriteret financiare, si shlyerja e detyrimeve dhe rregullimi i bilanceve. Bëhet fjalë për Tiranën, Vllazninë, Flamurtari dhe Luftëtari, të cilave iu është dhënë afat nga Komiteti Ekzekutiv deri më 31 korrik për të përmbushur detyrimet dhe për të shmangur vendimin drastik.

“KE vendosi shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licensimeve të klubeve për dhënien e licensave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020. Afati i fundit për pranimin e dokumentave përkatëse konform Rregullores së Licensimit të Klubeve për pjesmarrjen në veprimtaritë e FSHF-së, Neni 13, dhe Pika V e Aneksit I (Kriteret Financiare) do të jetë data 31 Korrik 2019. Në rast se edhe pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, materialet do ti paraqiten Komisionit të Licensimit të Klubeve në gjendjen aktuale, çka do të thotë se klubi juaj mund të rrezikojë mosmarrjen e licensës e për rrjedhojë edhe mospjesmarrjen në kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020”, shkruhej në vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv.

Ndër të tjera, krerët e Federatës Shqiptare të futbollit refuzuan kërkesën e një pjese të madhe të klubeve për të aktivizuar deri në 5 lojtarë të huaj gjatë një ndeshjeje, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, me 4 të tillë. Reformimi do të prekë edhe Kategorinë e parë e cila do të ketë një tkurrje të ekipeve. Brenda pesë viteve të ardhshme pritet që të zbresin rreth 14 skuadra në Kategorinë e Dytë në mënyrë që të shmangen hijet e dyshimeve, tolerimet e mundshme por edhe për të rritur cilësinë e garës në të dy ligat. Sezoni i ri i Superiores do të sqartojë më 24 gusht.