Dalin PAMJET/ Makina përfundoi në lokal në Tiranë, ja si vrapuan klientët për të shpëtuar

Dy ditë më parë një aksident i çuditshëm ndodhi në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një automjet i drejtuar nga një femër ka përfunduar në lokal, pasi përplasjes me një kabinë elektrike.

Report Tv ka siguruar ditën e djeshme pamjet nga brenda lokalit kur makina devijon rrugën dhe përfundon në brendësi.

Siç shikohet nga pamjet, kanë qenë me shumë fat disa kliente të lokalit të cilat e kanë pikasur në kohë makinën duke mundur ti shpëtojnë përplasjes që mund të ishte fatale.