United një hap larg nga ylli portugez, agjenti mbërrin në Manchester

Manchester United po bëhet gati për një tjetër goditje të rëndësishme në merkaton e verës. Djajtë e Kuq janë pranë marrëveshjes me Bruno Fernandez. Ylli portugez shkëlqeu në sezonin e fundit me Sportigun duke shënuar 31 gola në 50 ndeshje.

 

Në garë për të janë disa ekipe të mëdha nga City te Roma dhe Inter, por zgjedhja e tij duket se do të jetë United. Menaxheri i lojtarit ka shkuar sot në Manchester për të biseduar me drejtuesit e United dhe trajnerin Solskjaer. Skuadra e Sporting kërkon 60 milionë euro për mesfushorin, një shumë të cilën është e gatshme për ta investuar.