U-21/ Shqipëria miqësore me Francën në muajin shtator

Shqipëria e 21-vjeçarëve, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, do të zhvillojë në muajin shtator një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Francës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në datë 5 Shtator, në orën 21:00 në Amiens në stadiumin “Stade de la Licorne”. 21-vjeçarët do të testojnë forcën e tyre ndaj Francës dhe më pas do të kthehet në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen zyrtare të eliminatoreve për Euro 2021 kundër Austrisë, ndeshje e cila do të luhet në datë 9 Shtator.

Shqipëria ndodhet në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.