Shkodër/ Plagoset me thikë një 19-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje rëndë mes të rinjve  ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 19-vjeçar i quajtur, Igli Pallosha është plagosur me thikë nga një person tjetër.

I plagosuri 19-vjeçar është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë ai për shkak të plagëve ai është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në si pasojë e një konflikti të çastit pranë shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër. Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur plagosja  dhe po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.