Kutitë u mbushën me vota më 30 qershor? Balla hipnotizon: Janë thashetheme

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në “News 24” tha se pretendimet e opozitës se kutitë janë mbushur me vota më datë 30 qershor janë thashetheme.

Balla theksoi se nuk ka deri tani asnjë kallëzim penal për mbushje të kutive me vota apo për bleje të votave. Ai shtoi se të tilla denoncime janë përpëlitjet e fundit të opozitës, e cila nuk do reformën në drejtësi.

“Në rast se do të kishte fakte për mbushje kutish, do të kishte padi, por ka thashetheme dhe alibi. Në karrigen ku jam ulur unë, keni pasur deputetë të PD, LSI etj. Unë kam thënë se e rëndësishme më 30 qershor që shqiptarët do të dalin në zgjedhje. Beteja ishte që shqiptarët do të dalin apo jo në zgjedhje. Ka pasur përpjekje ionstitucinale nga presidenti i Republikës e shoqëruar nga përpjekja kriminale e krerëve opozitarë për të penguar zgjedhjet.

Shqiptarëve iu vu në rrezik e drejta kushtetuese themelore që në vend mund të zgjedhësh e të zgjidhesh demokratikisht e lirisht. Ky nen i Kushtetutës është fitorja më e madhe për PS.  Çdo palë kishte të drejtë të hynte në zgjedhje. Pas këtyre zgjedhjeve, s’do ketë liderë që të bëjnë alibi për interesa personale. E rëndësishme për ne është që shqiptarë të votojnë.  Pritej që më 30 qershor, gjysma e qendrave të votimit të mos hapej. Por kjo nuk ndodhi. Në kushtet që ishim, më 30 qershor kishte pjesëmarrje të mirë. Mund të them se procesi i votimit ka qenë tejet transparent. Cdokush që ka dëshirë mund të drejtohet në institucionet e drejtësisë. Edhe rastet kur thonë se nuk përputhen me votat e pjesëmarrjes, që e thoshte Sali Berisha. Berisha vetëm lëshon vrer në përroin e tij psikik, në Facebook”, tha Balla.