Balla: Brenda dy javësh Xhelal Mziu dhe Voltana Ademi të dalin nga zyra

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ishte i ftuar në studion e Neës 24 ku foli për situatën politike në vend, zgjedhjet e 30 qershorit dhe çështjes së presidentit Ilir Meta, ndaj të cilit PS-ja ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Në lidhje me kryebashkiakët e djathtë që kanë deklaruar se nuk do ua lëshojën karriget e tyre pasardhësve socialistë, Bala tha se ata do t’i lirojnë zyrat deri në datën 10 gusht.

Numri dy i PS u shpreh se kryebashkiakëve të PD iu mbaron mandati më 10 gusht, ndaj dhe brenda dy javëve kryebashkiakët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit do të marrin detyrën.

Balla e vuri theksin tek dy bashkitë që janë bastione historike të së djathtës, Kamzës dhe Shkodrës.

“Në Shkodër apo në Kamëz kryetarët e rinj duhet të fillojnë menjëherë, për të çliruar ato bashki nga pengmarrja politike shumëvjeçare dhe për ta vënë atë në krye të punëve dhe shërbim të njerëzve”, tha Balla.