Ulsi Manja i përgjimeve për vjedhjen e votave do drejtojë komisionin kundër Presidentit

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që Komisionin hetimor Parlamentar kundër presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Në krah të Manjës do të jenë tetë deputetë të mazhorancës, si dhe deputetët e opozitës së re parlamentare.

Kreu i komisionit të ligjeve është zyrtari që u kap në përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër.  Ndaj tij nuk ka nisur asnjë hetim dhe as verifikim. Përgjimet janë dokumente zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe u publikuan nga gazeta gjermane “Bild”.

Vet Manja nuk e ka mohuar vërtetësinë e tyre, por në mënyrë ironike duke folur për vjedhjen e votave ka dhënë se kanë qenë biseda miqësore.

BILD-i

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ishte një ndër personazhet pjesë e përgjimeve të ‘Bild”, që lidheshin me manipulimin e votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017.

Në një nga këto përgjime Manja kapet në përgjim me bossin e krimit në Dibër, Imer Lala, apo me ndryshe me njeri që se ‘rruan k… për asnjë’, duke qenë protagonist kryesor në blerjen e votave në Dibër.

Në këto përgjime, figuron ish ministri Gjiknuri, deputeti Ulsi Manja, ish ministri Saimir Tahiri, deputeti Xhemal Qefalia dhe Ymer Lala, një personazh kontrovers i cili në gazetën Bild, cilësohet si një “bos mafie”. Më herët Ymer Lala, është cilësuar nga Lulzim Basha, si “një kriminel”.

PËRGJIMI i “Bild”. Ylsi Manja falenderon shefin e policisë në Dibër për vjedhjen e votave. I premton rritje në detyrë

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

BILD nxjerr përgjime skandaloze ku dalin, ministra, drejtorë policie, mafiozë…