Shpërndanin drogë në bregdet, në pranga 3 persona

Operacioni i koduar si “Porosia e Fundit” ka vënë në pranga 3 persona të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

U arrestuan:

K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.
L. 25 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë,
M. 39 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe rreth 11,7 kg cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “POROSIA E FUNDIT”.

Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet rreth 11,7 kg cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni i Policisë Kriminale ne Komisariatin e Policisë Kavajë, pas informacioneve të mara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni Policor i koduar “Porosia e fundit”, gjatë së cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.
L. 25 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë,
M. 39 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë.

Si rezultat i operacionit në Kavajë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. K., 23 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientelë, si dhe një automjet që mundësonte shpërndarjen e lëndës narkotike.

Operacioni më tej ka vijuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në fshatin Çermë, ku u bë arrestimi i shtetasit O. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij afër vendit ku banonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej  rreth 10,7 kg lëndë narkotike kanabis.

Po në kuadër të operacionit, u bë dhe kapja e  arrestimi i shtetasit E. M., 40 vjeç banues në Zharnec-  Divjakë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit O. L, dhe E. M,  siguronin lëndë narkotike dhe ia shisnin shtetasit  M. K., i cili më pas e shpërndante në doza të vogla, në qytetin e Kavajës.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.