SHBA/ Qeveria heq opsionin e nënshtetësisë në regjistrimin e popullsisë 2020

Në regjistrimin e popullsisë në vitit 2020 (CENSUS 2020), nuk do të ketë më pyetje për shtetësinë, bëri me dije një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë (DOJ) të martën mbrëma, ndërkohë që deri më tani ishte folur për domosdoshmërinë e ekzistencës së saj në formular. Zëdhënësi konfirmoi lajmin pasi një avokat i DOJ informoi disa nga avokatët që kundërshtuan çështjen në gjykatë se një version i sondazhit pa pyetjen ishte dërguar për printim.

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar vendimin e marsit 2018 nga sekretari i Tregtisë Wilbur Ross për të shtuar pyetjen. Por ‘opinioni’, i shkruar nga Shefi i Drejtësisë John Roberts, la shumë hapësirë ​​ligjore për administratën që ta shtonte sërish pyetjen. Pengesa kryesore me të cilën përballet administrata ishte koha, ai pati thënë në mënyrë të përsëritur në dosjet gjyqësore se format e anketimit duhej të dërgoheshin për printim këtë javë.

Përditësimi nga Departamenti i Drejtësisë erdhi më pak se një orë përpara se Departamenti i Drejtësisë pritej t’i tregonte gjykatës federale në Maryland, nëse do të përpiqej të shtonte sërish pyetjen. “Unë e respektoj Gjykatën Supreme, por nuk pajtohem aspak me vendimin e saj lidhur me vendimin tim për të rivendosur çështjen e nënshtetësisë në regjistrimin e vitit 2020”, tha Ross në një deklaratë të martën mbrëma. “Byroja e Regjistrimit ka filluar procesin e shtypjes së pyetësorëve dhjetëvjeçarë pa pyetjen. Fokusi im, dhe ai i Byrosë dhe i tërë Departamentit është të kryejë një regjistrim të plotë dhe të saktë “, shtoi ai.