Mediu-kryebashkiakëve të PD: 13 tetori do zgjidhë krizën

Kryetari i Partisë Republikane dhe aleati historik i PD-së, Fatmir Mediu u ka bërë thirrje drejtuesve të bashkive të djathta të mos dalin nga zyrat. I ftuar në rubrikën “Opinion” në ”News 24”, Mediu tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk respektuan asnjë ligj.

”Zgjedhjet ishin pa kandidatë dhe këto zgjedhje nuk u respektua asnjë ligj. Dekreti i presidentit është në fuqi për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese. Bazuar në këtë unë mendoj se opozita duhet të denoncojë sjelljet e kësaj qeverie. Krerët e bashkive të djathta nuk duhet të dalin nga zyrat. Ata kanë respektuar dekretin e Presidentit të Republikës”.

Nga ana tjetër, Mediu tha se 13 tetori, zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës do shërbejnë për zgjidhjen e krizës politike. ”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate”.